Autoriteti palestinez bëhet anëtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Autoriteti palestinez u bë sot zyrtarisht anëtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (CPI), me qëllimin për të nxjerrë para drejtësisë drejtuesit izraelitë për krime lufte lidhur me pushtimin.
Një ceremoni me dyer të mbyllura u zhvillua në selinë e gjykatës së Hagës për të shënuar këtë anëtarësim, që përbën një hap më shumë në përballjen diplomatike dhe gjyqësore të ndërmarrë në vitin 2014 nga Autoriteti palestinez.
Në muajin janar përfaqësuesi palestinez në OKB paraqiti në Kombet e Bashkuara kërkesën për anëtarësimin e palestinezëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.