Politika

Autoriteti për Informimin, kandidatura e Gentiana Sulës miratohet nga komisioni i Ligjeve

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën kandidaturën e Gentiana Sulës për postin e anëtares së Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Kandidatura e Sulës, që aktualisht mban postin e zv/ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është propozuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa do të kalojë për votim në parlament në seancën e radhës.
Autoriteti i Informimit është struktura që do të shqyrtojë kërkesat e individëve dhe institucioneve që duan të njihen me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Autoritetet shtetërore do të informohen mbi lidhjet me ish-Sigurimin të zyrtarëve aktualë, që synojnë të bëhen pjesë e administratës publike.
Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi, sipas propozimeve të mëposhtme: dy anëtarë të propozuar nga parlamenti; një anëtar nga Këshilli i Ministrave; një përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë dhe një përfaqësues i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button