☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,584 ▼0.42%
DOW 46,458 ▼0.45%
NASDAQ 21,854 ▼0.65%
NAFTA 112.94 ▲0.47%
ARI 4,710 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,672 ▼ -1.66% ETH $2,096 ▼ -2.23% XRP $1.3081 ▼ -2.5% SOL $80.0500 ▼ -2.46%
S&P 500 6,584 ▼0.42 % DOW 46,458 ▼0.45 % NASDAQ 21,854 ▼0.65 % NAFTA 112.94 ▲0.47 % ARI 4,710 ▲0.53 % S&P 500 6,584 ▼0.42 % DOW 46,458 ▼0.45 % NASDAQ 21,854 ▼0.65 % NAFTA 112.94 ▲0.47 % ARI 4,710 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Avioni malajzian, simulatori i pilotit ka një kurs fluturimi mbi oqeanin Indian

Autoritetet australiane bënë të diur se të dhënat e zbuluara në një simulator fluturimi, që zotërohej nga kapiteni i fluturimit “MH370” të “Malaysia Airlines”, tregojnë se dikush e përdori pajisjen për të simuluar një kurs fluturimi në jug të oqeanit Indian, vendi ku besohet se u përplas avioni i zhdukur.

Sipas zyrës australiane të Sigurisë së Transportit, e cila udhëheq kërkimin për avionin fatkeq, simulari tregon qartë se dikush ka hartuar një kurs fluturimi në jug të oqeanit Indian. Nuk dihet nëse ishte vet kapiteni Zaharie Ahmad Shah që e ka bërë këtë, por simulatori zotërohej nga ai dhe gjendej në shtëpinë e tij.

Sipas medieve, ky simulim i dyshimtë ishte bërë më pak se një muaj para se avioni të zhdukej.

Autoritetet thonë se ky zbulim nuk vërteton teorinë e vrasjes dhe vetëvrasjes nga ana e kapitenit që u përfol shumë në javët e para, pas zhdukjes së avionit me 239 njerëz në bord.

Edhe FBI e ka konfirmuar simulimin e gjetur, megjithëse autoritetet malajziane e kanë mohuar këtë.

Fluturimi i përshkruar nga simulatori është i njëjti kurs, që autoritetet morën si të mirëqenë në hetimet e tyre të mëparshme, për të përcaktuar zonën se ku mund të kishte përfunduar avioni. Gjithsesi, dy vite pas zhdukjes, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë për avionit fatkeq, diçka që përbën misterin më të madh të aeronautikës moderne.

Zyrtarë malajzianë, kinezë dhe australianë ranë dakord javën e shkuar se kërkimet për të do të ndërpriten, nëse nuk gjenden prova në zonën aktuale të kërkimit, nga e cila kanë mbetur vetëm 10 mijë km katror pa u eksploruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.