☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▼0.35%
DOW 52,356 ▼0.23%
NASDAQ 26,197 ▼1.33%
NAFTA 101.02 ▼1.71%
ARI 4,031 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▼ -0.11% ETH $2,330 ▲ +0.07% XRP $1.2918 ▼ -1.59% SOL $100.8900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 % S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokati i familjes Ademaj: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ai ka folur edhe për mbylljen e seancës gjyqësore, duke thënë se pret një arsyetim më të elaboruar nga Gjykata e Apelit.

“Për çështjen e mbylljes së seancës nuk kisha dashtë të lëshohem për shkak se edhe arsyetimi i mbylljes së seancës sot u dha në një seancë e mbyllur, kështu që besoj që në vendimin e gjykatës së apelit do të marrim një arsyetim të elaboruar edhe për mbylljen e seancës. Kurse në raport me ankesën që kemi dorëzuar, qëndrojme pranë atyre pretendimeve që nuk do të kishte vrasje të Liridona Ademajt, sikur mos ishte Kushtrim Kokalla”, tha ai.

Syla ka pretenduar se Kushtrim Kokalla kishte qenë aktiv që nga fillimi, duke thënë se pala e dëmtuar i ka paraqitur gjykatës prova për planifikime të mëhershme lidhur me vrasjen.

“Kushtrim Kokalla ka qenë aktiv qysh në fillim, edhe jo ashtu, siç është deklaruar në seanca e mbas disa deklaratave fillestare, ku i njëjti ka theksuar se janë takuar vetëm dy jave me para ne i kemi ofruar si përfaqësues palës së dëmtuar gjykatës prova të mjaftueshme që të njëjtit një vit përpara kanë tentuar të vrasin, një vit përpara kanë inskenu edhe metoda të tjera për ta kryer këtë vrasje, por kanë dështuar dhe kanë kryer ashtu siç kanë kryer. Kemi propozuar që të konsiderohen si anëtarë të krimit të organizuar dhe të rikualifikohet kjo vepër dhe te dënohen të tre me të njëjtin, dënim me burgim të përjetshëm, pranë të cilit qëndrojmë këtu dhe do të qëndrojmë deri në fund, sepse nuk ka dënime tjetër që e konsumon, e plotëson dhe e reflekton këtë krimmakaber që u krye ndaj Liridona Ademajt”, u shpreh avokati.

Avokati ka kritikuar edhe vendimin për mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura, duke vlerësuar se ajo është dashur të jetë e hapur për publikun.

“Unë konsideroj që seanca e sotme është dashur të jetë e hapur, ashtu siç e thamë këtu, do ta them gjithkund që ka qenë momenti më i mirë për të treguar se si duhet të denohen ata që vrasin gra”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.