Kosova

Azem Vllasi: Po të ishte i pafajshëm Sadri Ramabaja nuk do të ikte nga Kosova

Tentimi ilegal për të ikur jashtë shtetit dhe masa e paraburgimit një mujor ndaj anëtarit të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës janë shenja të qarta për avokatin Azem Vllasi se rasti ndaj tij ka filluar të zbardhet. Synimet e Ramabajës i quan të errëta për Kosovën, thotë se kurrë s’ka pas asnjë kontakt as me të e as me grupin në të cilën është i përfshirë ai. Ndërsa nuk e ka të qartë se pse Vetëvendosja po vazhdon të heshtë ndaj kësaj situate. Një një bisedë telefonike, flet për Gazetën Express, Azem Vllasi- protagonisti që ishte plagosur nga organizata Syri i Popullut ku bën pjesë edhe Ramabaja.

“Rasti i këtij grupi terrorist që e ka bë listën për likuidimin e 20 shqiptarëve në Kosovë, prej krerëve shtetërorë dhe emrave tjerë ka filluar të sqarohet më shumë se që ishte e qartë në fillim mas atentatit ndaj meje”- tha Vllasi të hënën për Gazetën Express.

Fakti që tentoi të ikte flet në mënyrën më të qartë për rolin e tij në krejt këtë çështje- thotë Vllasi për Ramabajën, në pyetjen se a mendon se ai ishte nisur drejtë Italisë për të ikur nga drejtësia?

Gazeta Express: Sot i është caktuar paraburgimi Sadri Ramabajës, a mendoni qe tash rasti i juaj, marrë parasysh që Murat Jashari ndodhet në paraburgim, veç po sqarohet?

Azem Vllasi: Rasti i këtij grupi terrorist që e ka bë listën për likuidimin e 20 shqiptarëve në Kosovë, prej krerëve shtetërorë dhe emrave tjerë ka filluar të sqarohet më shumë se që ishte e qartë në fillim mas atentatit ndaj meje. Dhe njerëz të ndryshëm tash po lajmërohen vetë, fillimisht kur e mori thirrjen për t’u paraqit në prokurori Sadri Ramabaja me një postim publik vetë i përmendi do emra dhe tash hetuesia është t’u e vazhdu punën e vet në ndriçimin e krejt kësaj situate lidhur me këtë grup që ka pasur synime aq të errëta ndaj Kosovës dhe një numri aq të madh ndaj njerëzve këtu.

Gazeta Express: Si e komentoni faktin që Ramabaja ishte duke e lëshu Kosoven, a mendoni se qartazi deshti të ikë nga drejtësia

Azem Vllasi: Ai me tentim për të ikur ilegalisht nga Kosova e bëri me dije se ka diçka të përzier në krejt këtë komplot se përndryshe mezi do të prite të ballafaqohet me drejtësi dhe ta sqarojë pafajësinë e vet. Por fakti që tentoi të ikte flet në mënyrën ma të qartë për rolin e tij në krejt këtë çështje.

Gazeta Express:  Nipi i juaj Naseri pati akuzuar Sadri Ramabjen lidhur me listat për vrasje. Ju keni thënë se nuk e njihni Ramabajën, çka e ka motivu sipas jush?

Azem Vllasi: Në këtë pyetje po të përgjigjem shumë shkurtë. Organet e hetuesisë menjëherë pas atentatit kundër meje kanë pas informata për kontakte të drejtpërdrejta mes Sadri Ramabajes me atentatorin Murat Jasharin. Prej aty fillon procedura e hetimeve kush është i përfshirë, tash as une se di prokuroria dhe organet e hetuesisë janë tu e bë të veten. Është ditë prej fillimit dhe tash senet janë t’u u ndriçu në të gjitha dimensionet kush është krejt i përfshimë në cilën mënyrë dhe unë për emra që i ka përmend Sadri Ramabaja kom dëgju për emra në mënyra të ndryshme por kurrë kurfarë kontakti apo probleme skam pas me asnjë prej tyre dhe as me Sadri Ramabajën.

Gazeta Express: Vetëvendosje po vazhdon me heshtë rredh ikjes së Ramabajës, si e komentoni heshtjen e tyre karshi kësaj situate?

Azem Vllasi: Nuk kam koment të posaçëm por po dalin goxha do njerëz që tash që po identifikohen vetë po thonë se i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje  dhe heshtja e tyre nuk më është e qartë. Nuk e kam të qartë pse po heshtin. Fakti që po përmenden kaq njerëz ose kanë lidhje me Vetëvendosjen ose janë anëtarë të Vetëvendosjes ose kanë qenë edhe në lista për deputetë të VV-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button