☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,986 ▲ +1.13% ETH $2,165 ▲ +1.62% XRP $1.4164 ▲ +0.75% SOL $92.0700 ▲ +2.21%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Sociale

Baba Mondi i ftuar i John Kerryt për iftar

Udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane, Dedebaba Edmond Brahimaj, ka ardhur prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar për herë të dytë në një iftar të organizuar për liderë fetarë myslimanë nga e gjithë bota nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

baba_mondi

Kryegjyshi Baba Mondi duke folur për marrëdhëniet në mes bektashinjve shqiptarë dhe SHBA-ve thotë se ato kanë një histori të gjatë që para luftës së Dytë Botërore, nga vitet e 20-ta dhe ato janë të shkëlqyera.

Baba Mondi thotë se qendra botërore Bektashiane ishte me seli në Tiranë që nga viti 1929 deri më 1967 kur zyrtarisht u shuan të gjitha fetë në Shqipëri, përcjell televizioni publik. Sot ajo është ringjallur dhe bektashizmi ekziston në 31 shtete të botës ndërsa bektashianët shqiptarë vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si selinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.

Baba Mondi thotë se rreth 45/% e myslimanëve shqiptarë në Shqipëri janë bektashianë, por regjistrimi i fundit i qeverisë shqiptare i ka paraqitur shumë më pak dhe i ka dëmtuar.’ Ai thotë se në pyetësorin e regjistrimit figuronte vetëm pyetja ‘je i krishterë apo mysliman,’ por nuk pyetej cilit komunitet i takon.’

Si duhet të jetë një besimtar, dhe çfarë ofron Bektashizmi që nuk e gjen tek një fe tjetër? “Ne nuk i detyrojmë njerëzit të falen pesë herë në ditë, ose të shtunën e të dielën. Tek ne njerëzit vijnë kur e ndjejnë,” thotë ai.

Një karakteristikë që dallon bektashianët nga ‘myslimanët e tjerë’ është se ata bëjnë lutje të përbashkëta, burra dhe gra në një faltore dhe nuk e mbulojnë gruan, thotë Baba Mondi. “Gruan nuk e ruan fesi dhe mbulesa, por karakteri i saj.” Lutjet e bektashinjve janë në gjuhën shqipe dhe në qendër të këtyre lutjeve është kombi dhe preosperiteti i tij. Moto e bektashinjve është ‘Pa atdhe s’ka fe.’

[wysija_form id=”1″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.