⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.90 ▲0.7%
ARI 4,151 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,381 ▼ -2.41% ETH $2,581 ▼ -4.14% XRP $1.4270 ▼ -4.55% SOL $116.6600 ▼ -3.08%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.90 ▲0.7 % ARI 4,151 ▲0.26 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.90 ▲0.7 % ARI 4,151 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Arte

Baleti “Carmen”, si produksion i ri këtë sezon artistik në skenën e TKOB

Baleti “Carmen” nga kompozitori francez Georges Bizet, me koreografi nga Amedeo Amodio dhe interpretim të balerinës shqiptare Anbeta Toromani, në sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si një prodhim i ri emocionues dhe dramatik. Baleti “Carmen” çeli udhëtimin e tij prej katër mbrëmjesh në TKOB nën interpretimin e balerinës së mirënjohur shqiptare, Anbeta Toromani.

Vepra mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì dhe me trupën e baletit e solistë të njohur u mirëprit nga publiku për katër mbrëmje. Anbeta Toromani në skenë në rolin kryesor, përkrah Luca Currelit si Escamillo dhe Alessandro Macario si Don José, ndërsa në kastin e dytë solistët Dion Gjinika, Adela Muçollari dhe Sabina Maklekaj.

Me muzikën e pavdekshme të Georges Bizet dhe koreografinë e një artisti si Amedeo Amodio, ky produksion erdhi si një shpërthim emocionesh në skenën e TKOB-së. Dirigjent i Orkestrës së TKOB Gridi Kraja, ndërsa skenografia dhe kostumografia në këtë shfaqje baleti nga Luisa Spinateli. “Carmen” është një vepër me katër akte nga kompozitori francez Georges Bizet dhe libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy.

Subjekti i kësaj vepre është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée. “Carmen” është e njohur dhe si vepra më e mirë e kompozitorit francez Georges Bizet. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë muaj vepra u shfaq në datat 4- 5, si dhe 9- 10 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.