🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,250 ▲ +0.06% ETH $2,525 ▲ +0.46% XRP $1.3658 ▲ +0.71% SOL $101.7500 ▼ -0.56%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Balili si “el Chapo”, i shpëton policisë; do ta arrestonte gjatë një interviste

Klement Balili i ka shpëtuar vëzhgimit policor. Personi në fjalë, i cilësuar “baron i drogës” nga media greke, nuk ndodhej në banesën e tij në një fshat të Delvinës, ku kishte raportuar më herët se do të qëndronte deri në pritje të hetimeve, kjo së paku deri në orët e pasdites së të premtes.
Policia ushtroi kontroll atje, pasi u informua se Balili nuk ndodhej në banesë, ku do të jeptë një intervistë mediatike. Burime të sigurta policore njoftuan se Balili ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit, ndërsa po kërkohet në fshatrat përreth Delvinës, si edhe në qytetin e Sarandës. Pavarësisht se për të ende nuk ka një fletë arresti ndërkombëtare, ai u njoftua se ishte nën vëzhgimin policor.
Ndërkohë në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi autoriteteve greke t’i përcjellin materialet hetimore ndaj Klement Balilit, ish-drejtor i Transporteve për Sarandën, pasi nga përgjimet e kryera për llogari të Greqisë nuk del asnjë e dhënë kompromentuese kundër tij, që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij në Shqipëri.
Akuza shqiptare nuk mund të veprojë pa patur një çështje hetimore nga Greqia ku ai rezulton i implikuar. Veprimet procedurale i konfirmoi të enjten në mbrëmje në emisionin “Top Story” ministri i Drejtesisë, Ylli Manjani.
Edhe Europa konfirmoi operacionin  zyrtarisht në faqen e tij të internetit. 17 personave të arrestuar, ndër të cilët 11 shtetas grekë dhe 6 shqiptarë si pjesëtarë të grupit kriminal të organizuar, të përfshirë në trafik droge.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.