Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, 10 viktima dhe disa të plagosur
Një aksident hekurudhor mes dy trenave me shpejtësi të lartë është regjistruar këtë të mërkurën në Spanjë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënë shumë të tjerë të plagosur, raportojnë mediat spanjolle. Aksidenti gjithashtu ka paralizuar plotësisht qarkullimin në një nga linjat më të rëndësishme të vendit.
Operatori hekurudhor shtetëror Adif ka njoftuar përmes një postimi në “X” se trenat janë përplasur nga mbrapa jo kokë më kokë. Megjithatë, në njoftimin e parë zyrtar, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi shkaqet e sakta të ngjarjes r.
Për shkak të këtij incidenti, trafiku hekurudhor në linjën me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin Madrid me rajonin jugor të Andaluzisë është pezulluar deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet kompetente dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet, ndërkohë që mijëra udhëtarë pritet të preken nga vonesat dhe anulimet e linjave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.