🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,041 ▼ -0.28% ETH $2,182 ▲ +0.13% XRP $1.4110 ▼ -0.5% SOL $86.2200 ▼ -0.76%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Balili, zyrtarisht trafikant; mbërrin fletarresti ndërkombëtar nga Greqi

Urdhërarresti për Klement Balilin mbërriti nga autoritet greke në Tiranë, pak pas orës 16.00 të së martës. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit i konfirmuan Top Channel se dokumentacioni i plotë nga shteti fqinj mbërriti bashkë me kërkesën për arrestim.

Policia e Shtetit zyrtarisht tani nuk ka më asnjë pengesë legale që të nisë kërkimet për gjetjen e Klement Balilit, ndërsa për të ka edhe një urdhërarresti ndërkombëtar.

Klement Balili me shumë mundësi nuk është larguar nga Shqipëria. Kjo, pasi në sistemin TIMS ai nuk figuron që të jetë larguar nga pikat e kalimit kufitar të vendit me pasaportën e lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Por nuk përjashtohet mundesia e largimit me dokumenta të falsifikuara, ose në rrugë ilegale duke përdorur itinerar tokësor apo detar.

Policia më herët përpara se të vinte ky urdhërarresti, jozyrtarisht bënte me dije se e kishte nën kontroll situatën dhe se priste vetëm fletën e arrestit për të vepruar.

Edhe të hënën në mbrëmje në emisionin “Top Story” ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se arrestimi i tij ishte çështje orësh dhe se pritej vetëm kërkesa zyrtare nga Greqia.

Askush nuk jep detaje pse u vonua kaq shumë kjo fletë arresti dhe pse emri i Balilit doli më parë në mediat greke se gjykata të jepte vendimin për arrestimin e tij.

Klement Balili është emri i vetëm që i mungon listës së të arrestuarve të operacionit ndërkombëtar antidrogë, ku u përfshinë policitë e disa vende të Europës, ajo greke, ajo shqiptare, Europoli si dhe DEA amerikane.

Deri më tani janë arrestuar 17 pjesëtarë të këtij rrjeti, 11 grekë dhe 6 shqiptarë. Arrestimet u kryen në Greqi dhe Belgjikë. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.