🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 08 June 2026
S&P 500 7,434 ▲0.68%
DOW 50,874 ▲0.01%
NASDAQ 26,048 ▲1.32%
NAFTA 91.20 ▲0.73%
ARI 4,364 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,592 ▲ +2.21% ETH $1,689 ▲ +3.38% XRP $1.1764 ▲ +2.37% SOL $67.4800 ▲ +3.1%
S&P 500 7,434 ▲0.68 % DOW 50,874 ▲0.01 % NASDAQ 26,048 ▲1.32 % NAFTA 91.20 ▲0.73 % ARI 4,364 ▼0.03 % S&P 500 7,434 ▲0.68 % DOW 50,874 ▲0.01 % NASDAQ 26,048 ▲1.32 % NAFTA 91.20 ▲0.73 % ARI 4,364 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sqaruar detaje lidhur me projektin e investimit prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka komentuar edhe debatet dhe protestat e zhvilluara për këtë çështje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë një video gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla thekson se projekti “Zvërnec Peninsula” do të zhvillohet tërësisht në tokë private. Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, transferimi ka ndodhur në mënyrë të ligjshme dhe projekti multifunksional respekton plotësisht natyrën.

“Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është tërësisht në tokë private. Dokumentacioni vërteton se për secilën prej 5 parcelave ekzistojnë marrëveshjet përkatëse për zhvillim dhe blerja me vlerë 225 milionë euro. Pronar i tyre është shoqëria “Albania Land Development” sh.p.k. Transferimi i pronësisë është kryer në mënyrë të ligjshme pas verifikimeve nga të gjitha institucionet kompetente. “Zvërnec Peninsula” është një projekt zhvillimi multifunksional që përfshin hoteleri, shërbime dhe rekreacion dhe që respekton 100% natyrën”, shkruan Balla krah videos.

Ndërkohë, në video, ai ka veçuar momentin ku sqaron se investimi po realizohet nga investitorë nga Katari dhe jo nga Izraeli.

“Investitori që ka dhënë 225 milionë dollarë ka garanci nga shteti shqiptar. Janë dy investitorë nga Katari që kanë paguar lekët. Katari dhe Izraeli janë dy vende të ndryshme për shumë arsye, përfshirë edhe ato që lidhen me besimin”, u shpreh ai.

Më tej, Balla akuzoi “fushatën e dezinformimit” në rrjetet sociale, duke pretenduar se po shpërndahen imazhe dhe informacione të pavërteta që synojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë gjatë sezonit turistik.

“Nuk ka asnjë dyshim që në kulmin e sezonit turistik po tentohet të shpërndahet mesazhi se Shqipëria nuk ia vlen të vizitohet këtë vit për shkak të protestave”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.