☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.04 ▼2.24%
ARI 4,709 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,171 ▲ +3.45% ETH $2,137 ▲ +4.91% XRP $1.3456 ▲ +3.7% SOL $81.8400 ▲ +2.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.04 ▼2.24 % ARI 4,709 ▲0.62 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.04 ▼2.24 % ARI 4,709 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Balla: Meta bën mirë të heqë maskën! Ka dalë nga lokali ku e pi kafen çdo ditë me njërin, dhe thotë se kemi shkelur afatin

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist ka folur mesditën e sotme në Kuvend sa i përket anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Taulant Balla tha se thelbi i reformës në Drejtësi ka qenë që t’ia heqë emërimet politikës në gjykata.

Ai komentoi edhe deklaratën e Ilir Metës mëngjesin e sotëm, duke e thumbuar këtë të fundit:

“Ka dalë Presidenti sot nga kafja, ku pi kafen me njërin përditë, dhe thotë se kemi kaluar afatet. Unë dua t’i uroj zonjës Arta Vorpsi zgjedhjen si anëtare e Kushtetueses. Përzgjedhjen nuk e bëjmë ne, por Këshilli i Lartë i Emërimeve” – tha Balla.

“Presidenti i Republikës bën mirë të heqë maskën dhe të flasë troç. Ai ka ngulmuar që lista t’i shkojë me katër emra, sepse tek ajo listë ka parë njërin ku ka besim” – tha Taulant Balla sot në Kuvend.

Ai shtoi se pezullimi i afateve është një shpikje e Presidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.