☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.15 ▼3.47%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,061 ▲ +0.98% ETH $2,167 ▲ +1.44% XRP $1.4182 ▲ +0.43% SOL $92.3500 ▲ +2.26%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Ballkani nuk mund të gjej asnjë zgjidhe pa Amerikën

Vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi nënkupton paralajmërimin e Washington për praninë më të madhe në Ballkan. Kështu kanë deklaruar në Shkup presidentet e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Milo Djukanovic, transmeton Gazeta Metro.

“Mendoj se vizita është shumë e mirë në disa aspekte. Vizita e fundit e një niveli kaq të lartë amerikan ka ndodhur para 19 vjetëve nga ana e ish-sekretarit, Colin Powell. Kjo nuk është një vizitë kurtuazie. Bazuar në shtetet ku do të qëndrojë, në Itali, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, nënkuptohet se Pompeo nuk vjen në rajon për zgjidhjen e sfidave, por që t’iu japë mirënjohje atyre për punën e bërë. Vizita e tij është simbolikë për kthimin në dyer të mëdha të SHBA’së në Ballkan. Çështjet kyçe tek ne janë zgjidhur me mbështetjen e SHBA’së, pra ato nuk do të mund të zgjidheshin pa përfshirjen amerikane në këto procese”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit në Shkup me presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic.

Edhe presidenti malazez tha se Sekretari Pompeo, gjatë vizitës në rajon do të përcjellë mesazhe të qarta për mbështetjen e fuqishme amerikane.

Djukanovic ka thënë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO ndërsa ka ofruar mbështetjen e vendit të tij për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në këto institucione.

“Në Mal të Zi jemi bindur se pasiguria me të cilën për fat të keq njihet Ballkani, është pasojë e zhvillimeve demokratike të rajonit. Përgjigjja e gjithë kësaj duhet të jetë integrimi, arritja e kualitetit evropian edhe për popujt tanë. Ne jemi vend anëtar i NATO’së dhe jemi në bisedime me BE’në. Mendoj se është me rëndësi që ta mbështesim edhe Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë”, ka deklaruar Djukanovic.

Sa u përket debateve me Bullgarinë, e cila i jep mbështetje integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, por jo pa kushte, presidenti Stevo Pendarovski beson se Sofja nuk do të bllokojë datën e bisedimeve ndërsa çështjet kontestuese nga e kaluara historike, sipas tij, do të zgjidhet në kuadër të bisedimeve me BE’në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.