Balluku: Fitimet e larta të energjisë drejt shtresave në nevojë
Zv. kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se, “në kushtet e krizës qeveria do të vijoj të mbrojmë 100% abonentët me mburojë sociale energjetike, jo vetën familjarët por edhe bizneset e vogla”.
Duke folur në Kuvend, Balluku theksoi se, “po jetojmë në kohën e një lufte, ku kriza energjetike është një realitet dhe qeveria shqiptare po e përballon me sukses të plotë ndonëse jo pa kosto. Ky është viti i tretë që ndodhemi në situata sfiduese të shkaktuara nga krizat”.
“Qeveria shqiptare ka qenë në ballë për përballimin e krizës dhe do të bëjë ç’është e mundur për përballimin e krizës dhe mbrojtjen e qytetarëve. Me anë të paketave sociale e kemi arritur të mbajmë në kontroll inflacionin e luftës dhe buxheti shtetit ka injektuar 42 miliardë lekë për të zbutur efektet e krizës”, tha ajo.
Ministrja bëri të ditur se, “me masat e marra janë mbrojtur jo vetë qytetarët por biznesi i vogël, ndër po mbështesim edhe bizneset e lidhura me tensionin e mesëm ku 760 biznese janë në mburojën sociale. Ndërsa do të kujdesemi edhe për bizneset që kanë dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe po përballem me çmime tepër të larta që ndikojnë në kostot e prodhimit”.
Balluku tha se, nga kjo krizë kanë përfituar prodhuesit e energjisë elektrike që po gjenerojnë të ardhura të larta si pasojë e rritjes së çmimeve, ndërsa kostot operacionale të tyre kanë qenë të njëjta.
“Në këtë kuadër vetë KE ka vendosur miratimin e një kufiri për të ardhurat e larta nga prodhuesit e energjisë elektrike dhe rishpërndarjen e të ardhurave të tepërta dhe shpërndarjen e këtij fitimi për shtresat në nevojë. Në këtë frymë vjen dhe ky projektligj për krijimin e kontributit të solidaritetit të përkohshëm dhe të detyrueshëm për prodhuesit e energjisë elektrike, që do të derdhet në një llogari të posaçme dhe do të përdoret nga shteti për financimin e paketave sociale për qytetarët dhe bizneset e vogla”, deklaroi ajo.
Sipas saj, norma e zbatueshme për llogaritjen e kontributit të solidaritetit është në masën 50% të të ardhurave të krijuara mbi çmimin 8.5 lekë për kWh duke mos cenuar punën e tyre.
“Në Shqipëri operojnë 3 kompani që e kanë tregtuar energjinë 4 deri 5 herë më çmime më të larta se nga viti 2021 duke gjeneruar të ardhura të larta, pa shpenzuar kosto shtesë”, tha ajo.
Balluku theksoi se, “qeveria shqiptare ka në plan të sekuestrojë rreth 70 milionë euro nga fitimet e kompanive private të prodhimit të energjisë elektrike në formën e një “taksimi special”, bëhet e ditur nga relacioni i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, publikuar së fundmi nga Ministria e Financave”.
“Fitimet e realizuara nga prodhuesit e energjisë elektrike, të cilët, për shkak të çmimeve shumëfish të rritura gjatë vitit 2022, kanë realizuar fitime pa rritje kostosh, do tatohen për këto fitime shtesë me tarifën 33%. Të ardhurat e pritshme vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë”, thuhet në relacion.
Kur nje shtet ndan te ardhurat per familjet ne nevoje ai shtet merr respekt dhe vota nga ai popull. Shqiperia kurre nuk ka pasur nje qeveria te mireorganizuar kur ne qender te vemendjes ka gjithmone shtresat ne nevoje.