🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,238 ▲ +0.07% ETH $2,522 ▲ +0.41% XRP $1.3651 ▲ +0.2% SOL $101.8000 ▲ +0.25%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Finalja e Elevator Lab, Aba Online fituese e çmimit të madh

Jemi krenarë sot për arritjet e ABA Online, duke fituar çmimin e parë në edicionin e gjashtë të Elevator Lab Albania, organizuar nga Raiffeisen Bank Albania!

Elevator Lab është programi më i madh i partneritetit fintech dhe startup në Evropën Qendrore dhe Lindore. Programi u ofron startup-eve, me produkte dhe teknologji inovative të dëshmuara, një hyrje të strukturuar katërmujore dhe një projekt provues të konceptit (PoC) me ekspertët kryesorë bankar, me qëllim krijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Deri më tani, Elevator Lab financoi plotësisht 25 PoC për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për t’u mundësuar rritje ndërkombëtare, gjë që rezultoi në 15 partneritete afatgjata në të gjithë RBI Group.

Mes 8 konkurrentësh të risive dhe inovacioneve teknologjike, ABA Online u përzgjodh si biznesi më Smart në sektorin bankar dhe financiar aktual.

Aba Online, u shpall startupi fitues i Elevator Lab 2022 me çmimin prej 5000 euro. Në mbrëmjen finale u prezantuan 8 startupe me me ide innovative në fushën e teknologjisë. Idetë amicioze u ndoqën nga një juri e përzgjedhur, drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesuar nga Raiffeisen Bank.Ky panel u moderua nga CEO i Raiffesien Bank Z. Christian Canacaris.

Objektivi i këtij startup-i është të përmirësojë qëllimet për fermerët, të krijojë grupe dhe t’u japi mundësinë e një kanali të ri shitjeje fermerëve kryesisht, por edhe krijimin e lidhjes mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve

Platforma ABA online është e aksesueshmë në web edhe në app dhe jep shërbime jo financiare për fermerët në të gjithë Shqipërinë pa kosto. Eldi Çeço, menaxher i platformës ABA online thekson se, “deri tani, platforma ka pasur një ecuri të mirë, pasi ka mbi 15 mijë të regjistruar, 80% e të cilëve janë fermërë, 10% janë tregtarë inputesh dhe 10% janë konsumatorë”.

Planet e këtij startup-i janë shumë ambicioze. “Ne mendojmë që të fusim edhe shërbime të tjerë si, për shembull t’i ndihmojmë fermerët të bëjnë aplikimin për grand-e qeveritare, t’i ndihmojnë për të kryer transaksione financiare, blerje, shitje, meqënëse në platform kemi edhe tregun online, t’i ndihmojmë me ekspertizën e ekspertëve që kemi në platformë si dhe të jemi pika e parë e kontaktit për çdo fermer shqipta”, thekson manaxheri i ABA online.

 

 

 

1 Koment

  • Andis 27 December 2022, 03:22

    Vetem mire ndjehemi kur lexojme lajme te tilla qe jane ne interes te fshatarit shqiptar qe nuk e len token pa punuar e te shkoje ne emigrim por perkundrasi jeton ne vendin e tij dhe kontribuon ne ekonomine e vendit te tij.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.