Ekonomia

Banka Boterore: 486 milionë $ financim për Europën dhe Azisë Qendrore në përgjigje të pasojave ekonomike të COVID-19

Vendet e Europës dhe Azisë Qendrore do të përfitojnë nga një instrument i përshpejtuar dhe financime të tjera për të ndihmuar në zbutjen dhe trajtimin e pasojave të pandemisë së COVID-19 (virusi korona), në kuadër të paketës fillestare të kundërpërgjigjes ndaj situatës së jashtëzakonshme globale qëështë miratuar sot nga Bordi i DrejtorëveEkzekutivëtë Bankës Botërore.

Njëzet e pesë vende nga mbarë bota do të përfitojnë një shumë totale prej afro 2 miliardë $ nga ky segment i parë financimi në kuadër të instrumentit të përshpejtuar të Bankës Botërore për COVID-19, përfshirë edhe dy vende të Europës dhe Azisë Qendrore. Taxhikistani dhe Kirgizstani do të marrin, përkatësisht, nga 11.3 milionë $ dhe 12.15 milionë $.

Gjithashtu, disa vende të tjera të këtij rajoni janë duke marrë mbështetje nga Banka Botërore nëpërmjet mjeteve të tjera të financimit, përfshirë edhe lëvrimin e hershëm ose ristrukturimin e projekteve dhe huave ekzistuese. Në Kirgizstan po rishpërndahen 9 milionë $ nëpërmjet projektit “Rritja e aftësisë për rimëkëmbje në Kirgizstan” për të siguruar15 autoambulanca plotësisht të pajisura, pajisje portative dhe pajisje të mbrojtjes personale. Rumania ka tërhequr 400 milionë euro (rreth 441 milionë $) nga një linjë kreditimi e veçantë për katastrofat (CAT-DDO). Kazakistani ka ristrukturuar një pjesë të projektit “Mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore” për të siguruar 10 milionë $ për pajisje mjekësore të nevojshme.  Armenia po përdor 3 milionë $ për të financuar prokurimin e pajisjeve të terapisë intensive dhe të mbrojtjes personale për personelin mjekësor në front.“Vendet në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sikurse edhe në anë të tjera të botës, po përballen me një emergjencë shëndetësore që sjell pasoja të menjëhershme shoqërore dhe ekonomike, ndryshe nga situata të tjera që

mund të kemi parë më parë,” – tha Cyril Muller, nënpresident i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. – “Banka Botërore po kundërpërgjigjet me të gjitha mjetet dhe financimet që ka në dispozicion, për t’i ndihmuar vendet në përpjekjet e tyre për të zbutur efektet në jetën e njerëzve.”

Aktualisht, më shumë se dhjetë vende të rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore janë duke diskutuar me Bankën Botërore për projekte për të ndihmuar në zbutjen dhe trajtimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Po punojmë nga shumë afër me qeveritë e të gjithë rajonit për të minimizuar humbjen e jetëve, për të fuqizuar sistemet shëndetësore dhe për të zbutur pasojat në ekonomi,” – tha Anna Bjerde, nënpresidentee emëruar për Europën dhe Azinë Qendrore.. – “Ky segment i parë financimi është një përpjekje e menjëhershme për të shpëtuar jetët sot, ndërsa, në fazat e mëpasshme, përpjekja do të jetë për të ruajtur vendet e punës dhe mjetet e jetesës së njerëzve nesër.”

Deri tani, kundërpërgjigjja e Bankës Botërore ndaj COVID-19 në Europë dhe Azinë Qendrore përfshin këto vende:

Taxhikistani – 11,3 milionë $ financim i përshpejtuar për të ndihmuar në shtimin e kapaciteteve të terapisë intensive nëpërmjet pajisjeve, materialeve dhe formimit, si edhe për të mbështetur bashkërendimin dhe komunikimin me publikun.Do të mbrohen nëpërmjet asistencës së përkohshme sociale edhe familjet më të rrezikuara.

Kirkizstani – 12,15 milionë $ financim i përshpejtuar për të ndihmuar në nevojat e menjëhershme të kujdesit shëndetësor, përfshirë blerjen e pajisjeve mjekësore, pajisjeve të mbrojtjes personale dhe paketave të analizave mjekësore, si edhe për të pajisur repartet e terapisë intensive.Krahas kësaj, po rishpërndahen 9 milionë $ nëpërmjet projektit në zbatim “Rritja e aftësisë për rimëkëmbje në Kirkizstan” për të blerë 15 autoambulanca plotësisht të pajisura, pajisje portative për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe pajisje të mbrojtjes personale për personelin mjekësor në front.

Rumania – Lëvrimi i 400 milionë eurove (rreth 441 milionë $) do ta ndihmojë këtë vend të rrisë mbulimin me kujdes shëndetësor parësor, sidomos për grupet më pak të shërbyera të popullsisë, dhe do ta rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike në shëndetësi.

Kazakistani – 10 milionë $ kanë ndihmuar për të siguruar 236 pajisje të frymëmarrjes artificiale (APV), të nevojshme për trajtimin e numrit të rritur të personave me diagnostikuar me COVID-19 në rajonet e Kazakistanit, ndërkohë që planifikohet dhënia e një financimi shtesë për 123 pajisje të tjera të frymëmarrjes artificiale.

Armenia – 3 milionë $ financojnë prokurimin e pajisjeve të terapisë intensive dhe të mbrojtjes personale për personelin mjekësor në front, në mbështetje të infeksioneve të rënda akute respiratore mes personave të diagnostikuar me COVID-19.

Grupi i Bankës Botërore po zgjeron në vende të tjera një paketë me procedurë të përshpejtuar prej 14 miliardë $ për ta fuqizuar kundërpërgjigjen ndaj COVID-19 në vendet në zhvillim dhe për ta shkurtuar periudhën e rimëkëmbjes. Kundërpërgjigjja imediate përfshin dhënien e financimit, të këshillave mbi politikat dhe të asistencës teknike për t’i ndihmuar vendet t’u bëjnë ballë pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë. IFC është duke dhënë 8 miliardë $ financime për t’i ndihmuar shoqëritë private të prekura nga pandemia dhe për të ruajtur vendet e punës. BNRZH dhe SHNZH po vendosin fillimisht 6 miliardë dollarë amerikanë në dispozicion të kundërpërgjigjes shëndetësore. Me rritjen e nevojave për mbështetje të vendeve, Grupi i Bankës Botërore do të mobilizojë deri në 160 miliardë $ gjatë një periudhe 15-mujore, për të mbrojtur shtresat e varfra dhe të pambrojtura, për të mbështetur bizneset dhe për të intensifikuar rimëkëmbjen ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button