🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,010 ▲ +1.25% ETH $2,164 ▲ +0.83% XRP $1.4132 ▲ +0.2% SOL $91.2100 ▲ +1.21%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Banka Botërore: Më shumë projekte për pushtetin vendor

Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri ka zhvilluar një takim në qarkun e Elbasanit për të diskutuar së bashku me grupet e interesit rreth çështjeve sociale dhe ekonomike.

E nxitur edhe nga kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për më shumë vëmendje ndaj pushtetit vendor, drejtoresha e BB për Shqipërinë, Tahseen Sayed u shpreh optimiste për projektet e vitit të ardhshëm.

“Banka Botërore ka një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, në aspekte të ndryshme të zhvillimit të vendit. Kjo është një çështje për të cilën kemi folur edhe me kryetarin e bashkisë dhe ai ka dakordësinë tonë për faktin që duhet të ketë investime dhe mbështetje edhe në nivel vendor.

Banka Botërore në mënyrë të vazhdueshme takohet me aktorë të ndryshëm për të diskutuar fushat ku ajo vepron dhe planet për të ardhmen.

Programet janë në zhvillim e sipër dhe të gjitha ato bashki të cilat kanë nevojë për ndihmë shpresojmë që të jenë pjesë e kësaj ndihme”, deklaroi Sayed. Gjatë takimit me grupet e interesit u morën mendime për programin aktual të BB në Shqipëri dhe opinione rreth planeve për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.