Ekonomia

Banka KfW, 24 milionë euro për furnizimin me ujë në zonat rurale

Një hua me kushte të favorshme nga banka KfW me vlerën 24 milionë euro për projektin “Program për sektorin e ujit/program për furnizimin e zonave rurale me ujë pritet të miratohet në Kuvend në bazë të Marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dy-palësh.

Ky projekt është në përputhje me programin e qeverisë për rritjen e kapaciteteve financiare në mbështetje të projekteve në sektorin e ujit, me interes madhor.

Programi për furnizimin e zonave rurale me ujë, financuar nga Kfë, synon sigurimin e përdorimit të skemave të reja si dhe të rehabilituara në furnizimin me ujë, duke u  garantuar popullsisë së zonave rurale shërbim të përmirësuar në furnizimin me ujë dhe me tarifa të pranueshme.

Përmes projektit që mbështetet financiarisht nga qeveria gjermane pritet që përfitues të jenë më se 75 000 individë, që do të furnizohen me ujë në komunat që përfshihen në këtë program.

Plot 80% e skemave të furnizimit me ujë në komunat e përfshira në program do të operojnë në mënyrën e duhur dhe do të mirëmbahen me tarifa të
pranueshme në raport me nivelin e varfërisë kombëtare, ndërsa standardet EU të Direktivës së Këshillit 98/83/EC do të arrihen në 90% në komunat e planifikuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button