Ekonomia

Bankers Petroleum: Nuk ka asnjë impakt pas çlirimit të gazit në Marinzë

BankersBankers dëshiron të informojë publikun mbi rezultatet e një vlerësimi mjedisor I cili konfirmon se ajri, toka dhe uji në dhe për reth fshatit Marinzë nuk janë prekur nga çlirimi i gazit I ndodhur në fushën naftë mbajtëse të Patos-Marinzës në 1 Prill 2015. Ky konkluzion vjen pas analizave të detajuara të mostrave të marra përpara, gjatë dhe pas çlirimit të gazit. Këto mostra janë analizuar nga laboratorë të pavarur Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Që prej çlirimit të gazit, Bankers është fokusuar në dy objektiva kryesore. E para, në koordinimin me zyrtarët e komunitetit local për të rehabilituar zonën e prekur dhe për të kthyer banorët në jetesën e tyre normale, perms punëve rehabilituese dhe kompensimit të duhur për çdo dëm. Sëdyti, Bankers ka ndërmarrë një vlerësim teknik të praktikave të shpimit për të siguruar që kjo ngjarje të mos ndodhë përsëri. Ne operojmë me standard të larta ndërkombëtare për operacionet dhe sigurinë; prioriteti ynë kryesor është shëndeti dhe siguria e punonjësve tanë dhe e banorëve të komuniteteve ku ne operojmë. Bankers aderon në direktivat ndërkombëtare mbi operacionet dhe mjedisin të përcaktuara për Shqipërinë, entitetet e Bankës Botërore dhe direktivat operacionale Perëndimore.

 Cilësia e Ajrit

Cilësia e ajrit në zonën për reth emetimit të gazit është e sigurtë dhe mbetet e pandryshuar me cilësinë, para ngjarjes në muajin Prill. Përbërja e elementëve të ajrit në muajin Prill ishte e krahasueshme me përbërjen mesatare gjatë 9-muajve të mëparshëm, Brenda standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Analizat janë bërë duke marrë mostra çdo muaj për gjatë 9 muajve të fundit, duke përfshirë Prillin, pas çlirimit të gazit. Të gjitha mostrat ishin në përputhje me standardet Shqiptare. Si pjesë e angazhimit tone për të përmirësuar vazhdimisht operacionet tona dhe për të adresuar shqetësimet që ne kemi marrë nga komuniteti, Bankers po zhvillon një program të gjerë mbi kontrollin e emetimeve, për të reduktuar emetimet duke përmirësuar facilitetet dhe praktikat operacionale gjatë viteve të ardhshëm. Ne dëshirojmë të theksojmë dhe të ri-sigurojmë banorët se: Bankers e ka monitoruar cilësinë e ajrit gjatë çlirimit të gazit; në asnjë moment ajri nuk ka qenë i dëmshëm apo toksik.

Toka/ Mostrat e Tokës:

Mostrat e tokës të marra direct në zonën për reth posit nga ku u çlirua gazi nuk kishin përmbajtje të lartë të hidrokarburev edhe se të gjitha mostrat ishin Brenda niveleve ndërkombëtare të pranuara. Përbërjet e ulëta të hidrokarbureve në mostrat që përmbanin material të emetuara nga incidenti tregojnë se: gazi dhe lëngu i çliruar nuk kanë qenë në kontakt me ndonjë zonë me përbërje nafte, apo se ka pasur ndonjë rrjedhje nafte në ujë apo në sipërfaqen e tokës.  Mostrat e tokës të marra direct nga zona përreth vendit të incidentit nuk treguan një kontaminim të rëndësishëm me metale dhe se ishin Brenda standardeve ndërkombëtare të pranuara. ndërkombëtarisht. Mostrat e marra pas çlirimit të gazit u krahasuan me mostrat e marra në po të njëjtën zone përpara ngjarjes si dhe me mostrat të marra në vende jashtë kësaj zone. Rezultatet treguan se nuk kishte diference të dukshme në karakteristikat e tokës, çka tregon se materialet e çliruara nuk kanë shkaktuar ndotje. Disa mostra treguan nivele pak të rritura të nikelit, krahasuar me standardet më të larta, por kjo është në të njëjtën nivel me mostrat e marra përpara çlirimit të gazit,  kështu që nuk është shkaktuar nga incidenti.

Cilësia e Ujit

Analizat e mostrave të ujit të marra përpara dhe pas çlirimit të gazit tregojnë se: nuk ka ndryshim të cilësisë së ujit si pasojë e ngjarjes. Mostrat e ujit ishin të krahasueshme me standardet ndërkombëtare të pranuara (Bashkimi Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe standardet shqiptare pë rujin e pijshëm. Mostrat e fundit të marra pas çlirimit të gazit ishin në përputhje me testimet e kryera më parë, si pjesë e një vrojtimi mjedisor që Bankers ndërmorri në Shtator 2014. Mostrat e ujit të marra pas çlirimit të gazit treguan se: nuk ka shtim të prezenzës hidrokarbure apo metaleve në ujë, duke konfirmuar se nuk pati emetim të solucionit të argjilës nga ngjarja. Cilësia e ujit kaqe në historikisht një sfidë në këtë zonë, sepse disa mostra kanë treguar nivele të larta të përmbajtjes biologjike dhe jonike, si rrjedhojë e aktivitetit njerëzor dhe bujqësor. Bankers vazhdon të punojë së bashku me fshatin e Marinzës dhe Komunën Kuman, mbi mënyrat për përmirësimin e kushteve mjedisore nga operacionet e më parshme të naftës dhe për të reduktuar ndikimin e operacioneve hidrokarbure për banorët vendas. Ne kemi dëgjuar shqetësimet nga komuniteti në lidhje me shëndetin e bagëtisësë tyre pas çlirimit të gazit.Të dhënat e përmendura më sipër tregojnë se: ajri, uji dhe toka nuk janë prekur nga çlirimi i gazit dhe në asnjë kohë nuk përbëjnë rrezik për njerëzit apo bagëtitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button