🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.61 ▲1.2%
ARI 4,851 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,827 ▼ -4.8% ETH $2,199 ▼ -5.93% XRP $1.4673 ▼ -4.22% SOL $90.0900 ▼ -4.92%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,851 ▼0.92 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,851 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar

aBankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar, për mosmarrëveshjen në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Energjisë, pas negociatave, palët kanë rënë dakord për të zgjedhur ekspert ndërkombëtar të pavarur kompaninë Price Waterhouese Coopers për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e cila do të asistohet njëkohësisht nga kompania Navigant Consulting, e specializuar për analizën  e shpenzimeve hidrokarbure.
Po ashtu, Bankers ka rënë dakord për rinegocimin e marrëveshjes hidrokarbure me qeverinë sipas legjislacionit në fuqi.
Konflikti mes qeverisë dhe Bankers ka lindur pas një raporti auditi të autoriteteve shqiptare ku kërkohet një detyrim i papaguar prej 75 milionë dollarësh, pasi janë raportuar shpenzime më të larta se ato reale, duke shmangur pagesën e taksasve.
Ndërkohë, kompania kanadeze pretendon të kundërtën dhe e dërgoi çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar. Tani, pas arritjes së marrëveshjes për tërheqjen nga arbitrazhi, palët do të duhet të presin raportin përfundimtar i cili do të jetë gati brenda 4 muajsh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.