☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,667 ▼ -1.69% ETH $2,216 ▼ -1.18% XRP $1.3320 ▼ -1.18% SOL $82.2700 ▼ -2.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Bankierët: Shëndoshja financiare rezultat i stabilizimit të kredisë me probleme

leke1Bankierët shprehen optimistë për rezultatet pozitive financiare të sistemit bankar gjatë pesëmujorit të parë tëkëtij viti duke i argumentuar ato si një sinjal mjaft të shëndetshëm dhe të sigurtë të këtij sektori.
Edvin Libohova, ish-drejtor i “Bankës së Kursimeve” dhe themelues i bankës së dytë private me kapital shqiptar, “Banka Popullore”, shprehet se, “shëndoshja e rezultatit financiar ka ardhur falë stabilizimit të gjendjes së kredive me probleme, madje edhe rikthimit të vlerave të konsiderueshme të provigjioneve për kreditë e mëparshme”.
Sipas tij, parametrat e lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit të bankave, kombinuar me politikën e monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, krijojnë të gjitha kushtet për një rimëkëmbje graduale të kredisë për ekonominë.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sistemi bankar e mbylli 5-mujorin e vitit me një fitim prej 5.9 miliardë lekësh, pesë herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Ndonëse kreditimi i ekonomisë vazhdon të jetë i vështirë, bankat kanë arritur të stabilizojnë nivelin e kredive me probleme, element që ka përmirësuar dukshëm rezultatin financiar të sistemit, duke e bërë atë më fitimprurës.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i sistemit bankar është mbi pesë herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Elementi kryesor përcaktues në rritjen e fitimeve të bankave është stabilizimi i kredive me probleme. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, për Majin shkalla e kredive me probleme ishte 23.9%, në rritje modeste nga niveli 23.8% i Prillit.

Stacionimi i kredive me probleme prej shumë muajsh pranë nivelit të 24%, ka ulur barrën e tyre mbi bankat, për shkak të krijimit të më pak fondeve rezervë për të mbuluar humbje të mundshme. Ulja e shpenzimeve për provigjione ka shkuar qartazi në dobi të rezultatit financiar të bankave, që këtë vit paraqitet mjaft i lartë. Stabilizimi i shkallës së kredive me probleme është pozitiv, sidomos i parë në kontekstin e rënies së totalit të kredisë prej rreth një viti.

Ekspertet bankare shpjegojne se “kur kredia totale bie dhe përqindja e kredive me probleme ngelet pothuajse e njëjtë, do të thotë se sasia e kredive të këqija, në vlerë, është më e ulët”. Ndersa Banka Qendore konfirmon se sistemi bankar ngelet gjithashtu mjaft i kapitalizuar, me një shkallë të mjaftueshmërisë së kapitalit që, sipas të dhënave më të fundit, është 17.9%. Kjo tregon se sistemi bankar, si i tërë, zotëron kapitale mëse të mjaftueshme për të zgjeruar aktivitetin kreditor dhe për të marrë përsipër financime të reja,

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.