Kronika

Banorët e lagjes ‘Kushtrimi’ të Vlorës protestë përpara parlamentit: Na shpronësoni

Banorët takojnë Gjermenin: Duam dëmshpërblim, jo qira për 2 vjet*.Deputeti i LSI Shkëlqim Selami bisedon me banorët: Do angazhohem personalisht, do ta diskutoj me kryeministrin.*

Protesta-ne-shkoder-320x240Banorët e lagjes “Kushtrimi” të Vlorës kanë përshkallëzuar protestat e tyre, për të kërkuar shpronësimin e banesave që do tu shemben nga ndërtimi i rrugës Trans-Ballkanike. Dhjetëra banorë u mbledhën sot në sheshin përpara parlamentit, duke i bërë thirrje qeverisë që të nisë shpronësimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. Pjesa më e madhe e ketyre banorëve i kanë shtëpite në proces legalizimi dhe qeveria ka parashikaur për ta vetëm pagimin e qirasë për një periudhë 2-vjeçare.

“Jemi ndeshur me qeverinë vendore me Bashkinë e Vlorës, nuk na është dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Ne kërkojmë të paktën shpronësimin e banesave tona, nuk flasim për tokën. Shteti të na sigurojë një banesë tjetër, ose shpronësimet sipas ligjeve në fuqi. Duam të drejtën tonë, të zbatohet ligji vetëm ligji”- shprehen banorët. “Jemi një lagje,130 shtëpi por kemi ardhur pak nga një njeri për shtëpi se nuk kemi lekë”- thonë banorët.

Protestuesit janë takuar rreth mesditës me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, të cilës i parashtruan kërkesat e tyre. Sipas banorëve, ministrja i qëndroi vendimit të parë, për pagimin e qirasë për dy vjet për ata që nuk i kanë shtëpitë të legalizuara. “Ministrja ishte e vendosur, dhe ne nuk tërhiqemi, nuk do lejojmë të na prishen shtëpitë tona. Do rrimë para parlamentit sa të marrim një përgjigje.”-u shprehën banorët.

DEPUTETI SHKËLQIM SELAMI BISEDON ME BANORËT: DO ANGAZHOHEM PERSONALISHT

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami takoi banorët protestues dhe i siguroi ata se do të angazhohet personalisht për t’i dhënë një zgjidhje sa më të arsyeshme situatës. Deputeti i LSI-së për Vlorën tha se do të komunikojë me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, për tu dhënë përgjigje kërkesave të tyre.

Selami: Unë e kam marrë personale dhe po e zgjidh me kryeministrin, mos rrini kot këtu.

Banori: Eshtë marrë vendim për ne që do paguhet vetëm qiraja.

Selami: Askush nuk ka ardhur tek unë, unë e kam parë problemin nga televizioni dhe po përpiqem që këta të mos jenë pa shtëpi e para dhe pa prona. Ju doni të rrini të pini dhe ndonjë kafe derisa unë të komunikoj me kryeministrin dhe të mblidhemi prap më vonë, ose unë ta diskutoj dhe ju të ikni secili për hesap të tij. Do flasim pastaj.

Banorja: Jam bërë stërgjyshe në atë lagje, të dal unë në rrugë se nuk me njihet shtëpia. Me qira nuk kam mundësi. Kam një burrë 80 e ca vjet.

Edhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri është ndalur për disa momente pranë protestuesve për të dëgjuar pretendimet e tyre. “Mos e lëshoni njëri-tjetrin si ai që ka marrë legalizim si ai që nuk ka marrë.”- deklaroi Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button