☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Barazia gjinore, gratë parlamentare mblidhen në Tiranë

Salla e seancave plenare të Kuvendit u mbush këtë të mërkurë nga gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, parlamentare të rajonit dhe krybashkiake, në Konferencën Vjetore të tyre.

Konferencën e përshëndeti kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se Shqipëria dhe asnjë vend tjetër në rajon dhe më gjerë nuk pretendon se ka arritur barazinë e plotë gjinore, por hapa para janë bërë në vendin tonë sidomos me përfaqësimin politik.

“Eleminimi i hendekut të përgjithshëm gjinor që ekziston në shoqërinë tonë mund të adresohet shumë mirë duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje, qendrore dhe vendore. Në vendin tonë janë bërë hapa përpara. Sot kemi 32 gra deputete dhe tre komisione të rëndësishme që drejtohen nga zonja të nderuara, si zonja Dade, Bregu dhe Vokshi”, tha Meta.

Kryeparlamentari vlerësoi në këtë drejtim krijimin e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, nismë që tha me shaka se ka shqetësuar burrat deputetë.

“Do të veçoja krijimin e Aleancës së Grave Deputete, që nuk është se është pritur pa shqetësim nga burrat në Parlament, që ka patur disa suksese, por suksesi më i rëndësishëm është ndryshimi në Kodin Elektoral sa i takon zgjedhjeve vendore ku u vendos që në listën për këshilltarë gjysma të jenë gra. Kjo ka bërë që në Këshillin e Tiranës të kemi për herë të parë një shumicë të grave”, u shpreh Meta.

Konferenca Vjetore mbështetet nga përfaqësi të ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, përfshi këtu OSBE-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.