Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.65 ▼2.53%
ARI 4,392 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,826 ▲ +5.39% ETH $2,728 ▲ +5.91% XRP $1.4937 ▲ +8.4% SOL $116.6700 ▲ +7.64%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.65 ▼2.53 % ARI 4,392 ▼0.75 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.65 ▼2.53 % ARI 4,392 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Bardhi: Integrimi nuk është slogan politik, Shqipëria nuk bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i integrimit europian të Shqipërisë, duke deklaruar se avancimi në negociatat me Bashkimin Europian nuk është shoqëruar, sipas tij, me transformimin demokratik të institucioneve.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi qeverinë se po cenon të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar ekzekutivin. Sipas tij, gjatë një viti Kryeministri nuk ka pranuar asnjë kërkesë për interpelancë apo llogaridhënie nga deputetët në Kuvend.

“Integrimi europian i Shqipërisë është dhe duhet të jetë një proces transformimi i shtetit shqiptar. Për fat të keq, edhe pse Shqipëria është në një fazë të avancuar të negociatave, ky proces nuk rezulton të jetë shoqëruar me transformimin demokratik të institucioneve në vend”, u shpreh Bardhi.

Ai tha se opozita ka paraqitur gjashtë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore, por asnjë prej tyre nuk është pranuar nga shumica parlamentare. Bardhi theksoi se opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe se, sipas tij, vendimet e saj që i japin të drejtë opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore ende nuk janë zbatuar.

“Për ne si opozitë, Parlamenti duhet të jetë institucioni që siguron që ligjet zbatohen, qeveria kontrollohet dhe reformat europiane janë gjithëpërfshirëse dhe nuk mbeten vetëm në letër. Parlamenti Europian ka evidentuar shqetësimin për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin. Ky është një shqetësim që ne duhej ta adresonim menjëherë, por kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

Bardhi u ndal edhe te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur si rast të fundit vendimin e javës së kaluar lidhur me statusin e magjistratëve. Sipas tij, shumica parlamentare ka rimiratuar një ligj që është shfuqizuar tri herë nga Gjykata Kushtetuese.

“Shqipëria nuk do të bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje me emra europianë. Shqipëria bëhet europiane kur institucionet funksionojnë sipas standardeve europiane”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.