Basha: 25 milionë dollarë “avulluan” nga tatimet e doganat, shkuan në xhepat e kontrabandistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook lidhur me shifrat e dhëna nga Ministria e Financave për tatimet dhe doganat. Ai shprehet se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat, para që nuk arritën kurrë në arkën e publikut.
“Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit. Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion, kontrabandë, hajduteri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta”, shkruan Basha.