Politika

Basha –Ahmeti diskutojnë për thellim të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës

bashaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Zyra e shtypit te bashkise beri te ditur se Basha dhe Ahmeti kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Tiranës e Prishtinës. Bashkebiseduesit kanë theksuar domosdoshmërinë e hartimit të një platforme, e cila të ketë në fokus lehtësimin e procedurave dhe nxitjen e bashkëpunimit mes biznesit të vogël dhe të mesëm në Tiranë e Prishtinë. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës,  theksoi Basha dhe në këtë kuadër, është e angazhuar të ndërmarrë masat dhe hapat e nevojshëm që do t’i shërbejnë këtij objektivi. Bllokimi i investimeve, kryesisht atyre strategjike, tha ai, ka penguar hapjen e mijëra vendeve të reja pune. Kryebashkiaku Basha dhe kryetari i komunës së Prishtinës Ahmeti shprehën shqetësimin se situata politike në Shqipëri dhe Kosovë ka ndikuar negativisht në cilësinë e jetës së banorëve dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre. Ata ranë dakord të ngrenë një grup të përbashkët pune për të nxitur bashkëpunimin e biznesit mes dy kryeqyteteve. Një tjetër projekt i diskutuar tyre është dhe ai për bashkëpunimin mes kryeqyteteve të rajonit, për krijimin e procedurave të njëjta, në mënyrë që përmes teknologjisë së informacionit, qytetarët të kenë akses  në shërbimet që ofrohen  dhe përmirësim të cilësisë së tyre. Kuvendi mbarëkombëtar i të zgjedhurve vendorë ka qenë një tjetër çështje e diskutuar në takimin mes Bashes dhe Ahmetit. Mbledhja në mënyrë periodike e këtij kuvendi, i cili është organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare, do të shërbejë për të çuar sa më përpara praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale, do të afrojë më shumë shqiptarët me njëri – tjetrin. Basha dhe Ahmeti vlerësuan se ky kuvend është një mundësi e mirë për të zgjedhurit vendorë, për të  mësuar më shumë nga përvojat e njëri – tjetrit, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta apo të përveçme me të cilat ballafaqohen  qytetet dhe qytetarët si dhe për të çuar përpara aspiratën e qytetarëve tanë,  për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button