🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.27 ▼5.5%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,222 ▲ +0.21% ETH $2,173 ▲ +0.27% XRP $1.4166 ▼ -0.3% SOL $92.5300 ▲ +0.86%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Aleanca qytetare të përballet me koalicionin e drogës krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Cërrik.  Duke u ndalur tek situata e drogës në vend Basha tha se Shqipëria është shndërruar ne nje hambar droge gjatë këtij viti, një realitet i cili ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare.

Basha: E zeza që kemi përballë shkon përtej përballjes tradicionale mes të djathtës dhe të majtës. Përballë kemi krimin, korrupsionin, arrogancën e paimagjinueshme që prej kohës se diktaturës, që jo vetëm të vjedh e të poshtëron por pastaj edhe të tall dhe të përqesh. Çdo qenie njerëzore me dinjitet minimal nuk e pranon këtë. Ndaj bëjmë thirrje dhe kërkojmë të formojmë një front të bashkuar me Partinë Demokratike. Nëse na bashkon dekriminalizimi, lufta kundër drogës, vota e lirë, nuk duhet të kemi asnjë ngurrim të bashkëpunojmë me këdo, për tu përballur dhe fituar kunder dikujt që bashkëpunon me të gjithë përveç qytetarëve, bashkëpunon me krimin, bashkëpunon me horrat, bashkëpunon me trafikantët, bashkëpunon me narko-trafikantët, bashkëpunon me banditët. Ndaj është koha e një bashkimi të madh e një aleance të madhe qytetare. Partia Demokratike është gati dhe ne se nisim marshimin tonë pa kthim për përmbysjen e tiranisë së krimit dhe varfërisë,  dhe kthimin e Shqipërisë në një vend normal ku qeveria iu shërben njerëzve dhe jo anasjelltas.

Keqqeverisja, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit, theksoi zoti Basha po shkatërrojnë ëndrrën e mijëra maturantëve të cilët pas vitesh të tëra mundi e përpjekje për të arritur rezultate të shkëlqyera e shohin sot veten pa mundësi për të vijuar arsimin e lartë.

Basha: Droga, krimi, korrupsioni ka një nyje që i mban bashkë dhe ky është Edi Rama. Ky është Edi Rama që merr çarterin për në Hamburg 100 mijë euro, sa katër muaj ndihmë sociale në Cërrik. Ky është Edi Rama i cili tha se nuk do të sjellë mbetjet se janë helme. Tani që ja ka ngrohur xhepin mafia ndërkombëtare e plehrave merr vendime kundër popullit, helme për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Ky është Edi Rama i cili po tallet me maturantët. I ka sjellë këtu me vendimet e tij korruptive dhe pa transparencë qe nuk ka guximin t’i kthejë mbrapsht. Një brezi të tërë, 20 mijë të rinj shqiptarë do t’ua djegë ëndrrën. Ky është Edi Rama me rilindjen urbane siç u pa në Kurbin. Kanalizime, ujësjellës, rrugët nuk bëhen por mbulohen me një fasadë, me 10m² pllaka dhe sa kalon nga pllakat fillojnë gropat sikur je në mesjetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.