☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.64 ▼0.97%
ARI 4,403 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,240 ▼ -0.19% ETH $2,758 ▼ -0.58% XRP $1.5761 ▲ +1.44% SOL $118.6400 ▼ -0.37%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.64 ▼0.97 % ARI 4,403 ▲0.6 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.64 ▼0.97 % ARI 4,403 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
23 Sht 2026
Breaking
Politika

Basha: BE-ja i dha Shqipërisë shuplakë të rëndë

Lulzim Basha e cilësoi një shuplakë për qeverinë mospërcaktimin e një date nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Duke mohuar problemet me drogën, krimin, korrupsionin dhe mosmarrjen e përgjegjësisë për zgjedhje të lira, qeveria e Ramës faktikisht ka refuzuar të marrë përgjegjësi për këtë situatë. Është turp për Shqipërinë e vitit 2016 që në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave të marrë një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale në Afrikë. Për herë të parë në 26 vite, 6 muaj para zgjedhjeve, qeveria merr këtë shuiplake sepse nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe”, deklaroi Basha.

Zbatimi i vetting-ut është një nga kushtet e thëna qartë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por ligji ndodhet i bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka tashmë në dorë edhe rekomandimin e Venecias, por ende nuk ka folur. Pezullimi i vetting-ut u bë me kërkesë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike do të marrë përsipër përgjegjësitë e veta.

“PD-ja do të marrë përgjegjësitë për zbatimin e vetting-ut sipas përcaktimeve kushtetuese për largimin e kriminelëve sipas dekriminalizmit dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Do i heqim këto pengesa për integrimin e vendit”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.