☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.85 ▼2.73%
ARI 4,396 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,230 ▼ -0.48% ETH $2,749 ▼ -0.65% XRP $1.5725 ▲ +3.22% SOL $117.8400 ▼ -1.08%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.85 ▼2.73 % ARI 4,396 ▲0.28 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.85 ▼2.73 % ARI 4,396 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH24 se vendimi i 16 shtatorit në Hagë ishte humbje e një beteje pas fitores së luftës së Kosovës.

Sipas Vangjelit, ekziston një aksiomë fatkeqe që e ndjek kombin shqiptar si një mallkim:

“Çfarë ne arrijmë të fitojmë me gjak, me dhimbje, me sakrifica të jashtëzakonshme në luftë, e humbasim me mendjelehtësi kriminale në paqe. Ç’ka u fitua 27 vjet më parë mbi qiellin dhe tokën e Kosovës, pra që u fitua lufta, një betejë u humb javës së shkuar në Hagë.”

Analisti theksoi se ky moment shkon shumë përtej ngjarjes konkrete dhe nxjerr në pah një diferencë dramatike me fqinjët e veriut.

“Në qoftë se ne në Shqipëri, në Tiranë apo në Prishtinë vazhdojmë e flasim për individë, për raportet mes tyre, për raportet e tyre me pushtetin, serbët në të kundërt kanë një vijimësi institucionale, kanë një kujtesë institucionale drejt qëllimit dhe objektivit të tyre strategjik”, tha Vangjeli.

Vangjeli vuri në dukje se figurat kryesore politike në Prishtinë, gjatë 10-15 viteve të fundit, kanë shpesh shkuar më larg se gjykatësit e Hagës në akuza reciproke.

“Po të dëgjosh figurat kryesore politike së paku në këto 10-15 vjetet e fundit në Prishtinë, çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin dhe në raport me atë çfarë kanë bërë, a dyshoj se kanë bërë njëri apo tjetri, kanë qenë shumë herë më të butë sesa gjykatësit, vetëm se nuk kanë shqiptuar dënimin e tyre. Kanë folur dhe ata në emër të Kosovës, por kanë bërë po të njëjtat akuza të cilat ratifikuan gjykatësit”, u shpreh Vangjeli.

Sipas tij, ky është një moment refleksioni shumë më i rëndësishëm se vetë vendimi.

“Dhe ky është një moment, një moment refleksioni, besoj shumë herë më i madh për të na treguar çfarë nuk shkon mbarë mes nesh, çfarë shkon keq mes nesh dhe unë besoj se është një dhe vetëm një: Gjakimi i frikshëm dhe kriminal drejt pushtetit”, theksoi më tej.

Vangjeli përfundoi duke thënë se reflektimi i nevojshëm duhet të shkojë përtej individëve dhe të prekë kolektivin:

“Ky duhet të ishte, besoj, reflektimi ynë që shkon shumë përtej edhe ngjarjes jashtëzakonisht të dhimbshme të shndërrimit që një alkimi gati-gati misterioze i shndërroi ata burra, komandantët dhe heronjtë e një lufte, në të dënuar, në fajtorë penalë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.