Politika
Basha del në terren, do dëgjojë hallet e popullit çdo ditë në orën 17:00
Kryedemokrati Lulzim Basha nis dëgjesat publike me qytetarët, duke nisur nga pasditja e sotme në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.
Partia Demokratike bën me dije se pasditen e sotme në orën 17.00, Basha do të jetë në Elbasan në një takim të hapur me qytetarët.
Në të njëjtën orë, nga e marta deri në të premte, do të jetë në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.
Bëhet me dije se objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryedemokratit.