Basha: Drejtohemi nga Qeveria e skandaleve, Tahiri degradoi Policinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e grupit akuzoi kabinetin “Rama”, si ‘Qeverinë e skandaleve’.
“Me fshehjen e kërkesës për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, veprim i kryer dy herë rresht, Qeveria i ka vënë një njollë vendit”, u shpreh Basha.
Sipas tij, largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi nga detyra, nuk është mbajtje e përgjegjësisë për ngjarjen e ndodhur, por është thjesht rënia e një tulle, në atë që Basha e quajti, ngrehinë kriminale.
Basha shtoi më tej, se lidhjet e Qeverisë me krimin po lënë gjurmë kudo.
“Dëshmia e Frrokut për çështjen ‘Doshi’ ishte ajo që Meta dhe Rama kërkuan. Nga ana tjetër, ishte Rama ai që futi Mark Frrokun në Parlament. Ndërsa me aktin e fundit, Saimir Tahiri, vulosi degradimin e Policisë”, theksoi Basha.