Politika

Basha: Kavaja, fitorja e parë. Javën tjetër marshojmë në Tiranë

Pasi e cilësoi si fitore anulimin e zgjedhjeve të së dielës në Kavajë, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili tha se pret një përgjigje brenda së hënës për zgjidhjen e krizës në vend.
“Zgjedhjet e vetme që do të mbahen në Shqipëri, do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, vetëm me pjesëmarrjen e opozitës, vetëm me zgjidhjen politike, e cila për këtë lëvizje, kalon nga qeveria teknike, dhe garancitë e nevojshme për votën e lirë të qytetarëve, ftesa qëndron e hapur. Por ultimatumet për 18 qershorin e rene moralisht, ligjërisht dhe politikisht, janë të papranueshme, ne i refuzojmë”, u shpreh Basha.
Edi Rama, tha se afati i fundit për një përgjigje të Lulzim Bashës për ofertën që ka në tryezë nga takimi i fundit në presidencë është brenda dy ditëve të ardhshme, por opozita, për të përforcuar kërkesat e saj në negociata, do të zhvillojë javën që vjen një marshim në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, që më pas siç tha Lulzim Basha do të shtrihet në të gjithë vendin.
“Bëhuni pjesë e zgjidhjes për Republikën e Re, republikën e qytetarëve shqiptare, republikën e lirisë, zgjedhjeve të lira dhe demokracisë së vërtetë, ose përballuni me bashkimin dhe marshimin më të madh kombëtar të qytetareve javën e ardhshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pas kësaj, ne çdo shesh e në çdo rrugë të çdo qyteti e çdo fshati, ku vullneti i shqiptareve për demokraci, nuk zmbrapset kurrë më”, theksoi Basha.
Protesta e programuar nga opozita për të dielën në Kavajë nuk do të zhvillohet, ndërsa KQZ, nëse do të marrë shkresat zyrtare, do të diskutojë kërkesat për tërheqjen nga gara e 7 majit e 2 kandidatëve që ishin regjistruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button