Basha: Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se kërkon armiqësi të reja menjëherë pas konsensusit.
“Nuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti. Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja? Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën.
Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e “Vetingu”-t që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë. I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm. Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi”, shprehet Basha.
Ai thekson se konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. “Opozita s’ka asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që gërmon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë. Nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, çka në të vërtetë nuk është, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese”, thotë Basha.
Basha akuzon se krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën.
Ai akuzon se bandat e veshura me pushtet po shtojnë anëtarë e dhunojnë qytetarët. “Dhe për turpin e faqen e tij te zeze, ai nuk ka shkarkuar nga detyra as Elvis Rroshin, të dënuar edhe për përdhunim, sepse firma e tij i duhet për pazaret e fundit që ka planifikuar. U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim”.
Basha ka përmendur edhe taskën e mbi Rrugën e Kombit. “S’ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët”, thotë ai.
Kreu i opozitës ngre edhe probleme e shëndetësisë në deklaratë. “Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vendi miliona euro të tenderave e koncesioneve”.
Më tej, ai thotë se droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë.
Në fund, Basha shprehet se teksa janë të duke ndodhur të gjitha këto më sipër rama kërkon një hasmëri të re.
“Teksa e grithë kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë.
Sepse tashme për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të çlirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve. Betejë që do ta luftojmë e do ta fitojmë me dhe për çdo shqiptar.”, përfundon Basha.
PLEHU Basha.Bej edhe nje loje dhe do shikosh cfare do te ndodhe ty dhe plehrave te kopese te hajduterise te sali berishes.