Politika
Basha: Lajm tronditës. Policia ka nisur manipulimin e provave
Lulzim Basha ka reaguar në Facebook për ngjarjen e Laçit, ku u plagosën 7 persona dhe mësohet se është ndaluar nga policia deputeti socialist Armando Prenga.
“Lajm tronditës nga Laçi. Në orët e para të mëngjesit, deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga ka plagosur me armë zjarri katër persona të familjes Cali brenda në ambientet e Policisë. Me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit të tij të drogës Saimir Tahiri, policia ka vendosur një shtetrrethim të vërtetë tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe dëshmitarëve që të mbulojnë ngjarjen”, shkruan Basha në rrjetin social.
“Largimi i kriminelëve nga Kuvendi dhe Qeveria, më urgjent se kurrë”, shtoi kreu i PD-së.