☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.30 ▼7.05%
ARI 4,397 ▼3.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,297 ▲ +2.89% ETH $2,142 ▲ +3.41% XRP $1.4139 ▲ +1.53% SOL $89.2100 ▲ +2.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Ligji i dekriminalizimit, reforma në drejtësi , kusht për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Në një deklarate për mediat të enjten nga Partia Demokratike, bëhet e ditur se në këtë takim drejtues të PPE dhe grupit të saj parlamentar në Parlamentin Europian kanë vënë theksin në garantimin e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme , si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Basha ka vlerësuar si historike për demokracinë shqiptare 4 majin, ditë në të cilën nis zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit për pastrimin e politikës shqiptare dhe administratës nga të inkriminuarit. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e një vendi që beson në vlerat demokratike e që i ndan këto vlera me vendet e BE dhe promovon njerëz me integritet dhe jo trafikantë, kriminelë e të korruptuar.

Po ashtu Basha ka theksuar se “më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtës, sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm  BKH dhe  SPAK.,  do jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë”

Basha ka kërkuar dhe marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, drejtuesve të grupit të saj parlamentarë në Parlamentin Europian për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.