☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Basha merr pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të PPE-së: PD e përkushtuar për integrimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane në kuadër të Samitit të Zagrebit. Kreu i opozitës shqiptare falënderoi liderët e Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë për të përballuar epideminë COVID-19, një ndihmë në kushtet e krizës së thellë që po kalon vendi. Kryetari i PD-së, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian, pasi kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Gjatë Samitit, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për konfirmimin e vullnetit nga ana e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE. Plotësimi dhe zbatimi i këtyre kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend. Ai shprehu domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i Freedom House.

“Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë”, theksoi Basha.

Kryedemokrati Basha nënvizoi se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza.

“Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara”, u shpreh zoti Basha.

Gjatë Samitit drejtuesit më të lartë europianë shprehën vlerësimin e tyre për vendosmërinë dhe lidershipin e treguar nga Partia Demokratike dhe Opozita në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standardeve europiane.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.