☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,390 ▼ -3.59% ETH $2,424 ▼ -3.42% XRP $1.3723 ▼ -5.73% SOL $103.4700 ▼ -5.72%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Bota

FUTBOLL – Cristiano Ronaldo shënon golin e fitores, Al Nassr siguron fitoren e katërt radhazi

LONDËR, 28 gusht /ATSH-DPA/- Cristiano Ronaldo shënoi golin vendimtar, duke i dhënë sot “Al Nassr” fitoren 2-1 ndaj “Al Taawoun” dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të ruajë startin perfekt në sezonin e kampionatit saudit.

Ronaldo, 41 vjeç, ishte në formacionin titullar të “Al Nassr”, skuadër që edhe këtë herë u detyrua të përmbyste rezultatin, pasi të martën fitoi 3-2 ndaj “Al Ettifaq”.

Ndryshe nga ndeshja e mëparshme, këtë herë Ronaldo luajti gjatë gjithë takimit.

Megjithatë, “Al Nassr” e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi “Bassam Al-Hurayji” shënoi për “Al Taawoun” në minutën e 11-të.

“Al Nassr” barazoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, me Samu Costa që dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Ronaldos, i 978-ti në karrierën e tij.

Në minutën e 50-të, João Félix depërtoi në zonën e rreptësisë nga krahu i majtë dhe pasoi topin mbrapa drejt Mohamed Simakan.

Goditja e mbrojtësit të “Al Nassr” po shkonte drejt portës, por Ronaldo ndërhyri pranë portës dhe e devijoi topin në rrjetë nga rreth gjashtë metra.

Simakan mbeti i befasuar, ndërsa Ronaldo festoi golin.

Pamjet e përsëritura treguan se goditja e Simakan kishte shumë gjasa të përfundonte gjithsesi në këndin e poshtëm të portës.

Me këtë fitore, “Al Nassr” regjistroi fitoren e katërt në katër ndeshje dhe u ngjit në krye të renditjes së kampionatit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.