☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.28 ▲3.57%
ARI 4,415 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,307 ▲ +4.38% ETH $2,165 ▲ +5.97% XRP $1.4232 ▲ +3.91% SOL $92.0100 ▲ +7.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.28 ▲3.57 % ARI 4,415 ▲0.18 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.28 ▲3.57 % ARI 4,415 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Moskapja politike e sistemit të drejtësisë, kusht për reformën

Pas takimit me Ilir Metën, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se “Shqipëria nuk meriton një drejtësi të kapur politikisht dhe PD-ja po këmbëngul të shmangë pikërisht këtë gjë”.
“Prandaj donim që Komisioni i Venecias të ishte arbitri i reformës në drejtësi dhe Venecia ka folur qartë. Ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë. PD-ja e ka pranuar këtë zgjedhje. Për PD-në, në stadin aktual të draftit, kjo është e vetmja çështje dhe këtë çështje e kemi të qartë: jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pa asnjë alibi dhe asnjë vonesë për zvarritje të procesit. Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga SHBA dhe BE”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së theksoi se i përsëriti Metës vendimin e partisë së tij se, “nëse kërkohet vullnet dhe negociim, PD-ja pranon me kushtet e Komisionit të Venecias”.
Basha nënvizoi gjithashtu edhe se “takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar rrugëdalje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.