☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▲ +4.59% ETH $2,157 ▲ +5.59% XRP $1.4358 ▲ +3.96% SOL $91.5700 ▲ +6.51%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Pogradec: Shteti brenda shtetit po rrjep qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Papunësia e madhe, rënia e fuqisë blerëse, varfëria, mashtrimi që mazhoranca u bëri për t’iu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje ishin, sipas një njoftimi për shtyp të PD, disa nga shqetësimet që banorët i shprehën zotit Basha.

“Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrnit ju. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçe e për pajisje nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve dhe ato të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, Saimir Tahiri, Edi Rama e Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, të cilin po nuk e shkatërruam kjo mënyrë do të vazhdojë”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me banorët.

Një ish-minator iu ankua kreut të opozitës se nuk i është dhënë statusi i premtuar nga qeveria, e cila, siç tha ai, po na mashtron me një pension qesharak.

“Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune”, tha më tej Basha.

Tregtarët u ankuan edhe për gjobat e mëdha që u vihen nga tatimorët, të cilët sipas tyre i kontrollojnë deri në 6 herë në ditë dhe kur s’marrin ryshfet vënë gjoba. Përfaqësuesit e biznesit të vogël thanë se, heqja e taksës për ta është zëvendësuar me gjoba sa 3-fishi i taksave që paguanin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.