Politika

Basha: Nga Kavaja nis dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare

Partia Demokratike vijoi sot protestat e saj në qytetin e Kavajës.

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në protestën e mbajtur në Kavajë deklaroi se, “kengritja antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë e Kavajës solidare dhe të bashkuar nuk është thjesht një rrëfim i bukur për bijtë, për bijat, për brezat e ardhshëm. Eshtë një histori e gjallë që udhëton në kohë me mesazhet e saj aktuale. Siç lindi pranvera e shpresës 25 vjet më parë, sërish po vjen agu i ofertës së re, këtu në Kavajë e kudo në Shqipëri, me më të mirët e bijve dhe bijave tona”.

11088404_908394669211715_154158737841831638_nSipas tij, “e keqja e madhe që ka mbërthyer Shqipërinë e ka emrin mashtrim, varfëri, papunësi, pasiguri, rritje çmimesh dhe rënie të ardhurash. E keqja e ka emrin arrogancë, braktisje, papërgjegjshmëri ekstreme deri në pashpirtësi, krim dhe korrupsion i nivelit të lartë, mungesë shprese dhe perspective”.

Por, vijoi Basha, “ka një kryefjalë që shpreh më mirë dhe më saktë se të tjerat të keqen që ka zënë për gryke prej më shumë se një viti Shqipërinë dhe shqiptarët. Eshtë kriminalizimi i pashembullt, deri në palcë dhe deri në majë i qeverisjes. Është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Është krimi i kërkuar me qiri në botën e errët të trafiqeve, mafias, fallsifikimeve, poshtërsive e mizorive, nga Edi Rama dhe Ilir Meta për ta sjellë në krye të punëve, në krye të bashkive, në poste të larta drejtuese, e deri në Parlament”.

10478201_908394925878356_8435604674028122206_n“Nga Kavaja nis sot dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare dhe do të shtrihet në gjithë vendin. Jo në bashki, jo në drejtim, jo në parlament por para drejtësisë trafikantët, kriminelët, gangsterët, banditët dhe miqtë e tyre politikanë. Qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimin, braktisjen, arrogancën, mjerimin, papunësinë, mungesën e shpresës ku i ka kredhur Edi Rama dhe Ilir Meta”, tha në fjalën e tij përpara qytetarëve të Kavajës, kreu i PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button