☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.45 ▲2.26%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,708 ▼ -2.16% ETH $2,032 ▼ -3.71% XRP $1.3693 ▼ -2.97% SOL $85.5200 ▼ -3.15%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Punësimi, prioritet numër një i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me tregtarë dhe banorë të Rrëshenit. Gjatë këtij takimi, Basha u njoh me shqetësimet e tyre si largimet abuzive nga puna, taksat e larta, rënia e fuqisë blerëse, etj.

Një nga shqetësimet masive të ngritur nga banorët ishte energjia elektrike, çmimi i së cilës jo vetëm është rritur, por kërkohen edhe detyrime të cilat janë paguar njëherë.

Nga ana e tij, Basha u përgjigj duke vënë në dukje hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vend, që sipas tij ka krijuar dhe thelluar qeveria Rama-Meta.

“Ja si i kanë ndërtuar dy Shqipëri. Një Shqipëri të vuajtjes, të mjerimit, të padrejtësisë, të arbitraritetit e të gjobave për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, pa dallim demokratë dhe socialistë; dhe një Shqipëri të oligarkëve si Koço Kokëdhima, që del para gjykatës dhe thotë ‘pse po më dënoni për vetëm 2 milionë lekë’. Po sigurisht, se është mësuar Koço, 2 milionë këtu, 20 milionë atje. 200 milionë këtu, Albpetrolin atje. Armon këtu, sarajet atje dhe i duket çudi që ligji mund ta kapë edhe për 2 milionë, ndërkohë që shqiptarët janë dergjur burgjeve edhe për 3 mijë lekë të reja”, tha Basha.

Në vijim të bashkëbisedimit, papunësia ishte kryefjala e të rinjve dhe banorët e Rreshenit, të cilët shprehën shqetësimin e tyre. Zoti Basha theksoi se punësimi i shqiptarëve do të jetë prioriteti numër një i tij si kryeministër i ardhshëm.

Dhe për këtë Partia Demokratike, tha zoti Basha, ka platformën e saj që nis me uljen e taksave, sigurinë juridike për investitorët dhe kthimin në ekonomi të 1 miliard eurove, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve.

“Falja e kamatëvonesave dhe energji falas deri në 200 kë në muaj për familjet në ndihmë ekonomike është një tjetër hap i parashikuar në programin e Partisë Demokratike”, ka thënë Basha.

Ai premtoi se, “detyra numër një e qeverisjes së ardhshme të  demokratëve do të jetë punësimi i rinisë shqiptare dhe për këtë ajo do të bëjë gjithçka”.

“Kemi propozuar dhe do të ekzekutojmë që javën tonë të parë faljen e kamatëvonesave dhe borxheve të energjisë elektrike të pakonfirmuara por përmes sistemit aforfe. Dhe do të vendosim për të gjithë familjet në nevojë ekonomike sasinë prej 200 kë në muaj falas, të paguar drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe të njëjtën gjë edhe për faturën e ujit”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.