Basha: Qeveria kërkon të fshehë dështimin me demagogji
Kryetari i Partia Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se qeveria vjen në 300 ditët e qeverisjes me bilanc negatin, rritje të kriminaliteti, me premtime të pambajtura siç është ai i legalizimeve e shëndetësisë falas.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës e konsideroi gjendjen ekonomike të vendit, të zymtë dhe që njeh vetëm rënie të vazhdueshme.
“Qeveria e dyshes, Rama-Meta vjen në 300 ditë e para të qeverisjes së tyre me një bilanc të përkeqësuar në të gjitha fushat dhe në radhë të parë në fushën e ekonomisë dhe të rendit që janë dhe më të ndjeshmet për qytetarët. Statistikat zyrtare, shifrat dhe faktet flasin qartë që kjo qeveri jo vetëm ka genjyer në mënyrë të pa skrupullt qytetarët dhe zgjedhësit shqiptarë duke thenë gënjeshtrën e madhe elektorale”, tha Basha
Po ashtu, Basha pohoi se qeveria dështoi me legalizimet dhe shëndetësinë falas duke shtuar se është rritur edhe kriminalitet. “Numri i vrasjeve është rritur, numri i aksidenteve nga 734 ka shkuar 872. Numri i krimeve të denoncuar ka kapur shifrën rekord të 3046 rasteve kundrejt 2671 rasteve të të njëjtës periudhë të një viti më parë. Të shohësh këto shifra mendon se po të kishin ardhur me premtimin se do ta bënin me keq nuk kishin si ta bënin ndryshe. Për ne si opozita ka qenë e qartë se Rama dhe ministri i tij do ta bënin më keq, ” deklaroi Kreu i PD-së.
Për ne ka qene e qartë që do ta bënin keq e më keq tha Basha, që kur ndërmorën reprezaljen në kupolën e Policisë së Shtetit, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për t’i zevendësuar me numërues, komisionerë dhe njerëz me preçedent penalë.
Ai shtoi më tej se kemi folur e protestuar kundër narkotrafikut, por operacioni në Lazarat, u ndërmor me nxitjen tonë dhe presionin e ndërkombëtarëve. Ne e kemi mbështetur operacionin në Lazarat dhe mbështesim aksionin në vazhdim atje, por nuk i falim atij mburravecsinë”.
Basha solli në vëmendjen vrasjen e biznesmenit Santo, që sipas tij, ky rast rrëzoi përtokë Policinë e Shteti.
“Ecuria e ekonomisë është nga shqetësimet parësore pasi ekonomia eshtë në rënie sikurse edhe niveli i kredive, rritja e taksave dhe papunësi po rrite dhe shifrat kane shkuar 18 % dhe qeveria propogandistike kërkonë të fshihet pas gjethes së fikut duke dashur të maskojë dështimet e saj. Rritja e të ardhurave për muajt e parë të 2014 është 33% më pak se parashikimet. Për 8 muaj 280 milionë dollarë më pak për investime publike. Kuptohet qartë mashtrimi mediatik i qeverisë. Të deklarosh se mbështet bizneset do të thotë të paguash më shumë”, pohoi Basha.
“Qeveria vazhdon me kokëforcinë e saj për reformën administrative teritoriale në rrugën e saj të ndarjes për qëllime politik dhe elektorale duke përdorur si argument faktin se kjo do të rriste performancën e njësive vendore dhe qeverisjes vendore nga ana tjetër mbledhe 44% të të ardhurave, nga ç’mblidhte para një viti dhe kjo ndikon te qytetarët. Qeveria po ashtu mashtron kur pohon se do të kompensojë pronarët dhe të përndjekurit politik dhe në të njejtat nivele është dhe për shtresat në nevojë, dhe pagesat e detyrimeve të prapambetura për biznesin. Kuptohet qartë mashtrimi mediatike që bënë qeveria. Qeveria propogandistike shpallë rezultate të paqëna”, përfundoi Kreu i PD-s