☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.37 ▼1%
ARI 4,871 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,626 ▲ +0.35% ETH $2,338 ▼ -1.27% XRP $1.3625 ▼ -0.34% SOL $83.8900 ▼ -2.5%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.37 ▼1 % ARI 4,871 ▲0.44 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.37 ▼1 % ARI 4,871 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: Qyteti Studenti, Meka dhe Jerusalemi i lirisë. Rama-Meta po rikthejnë Enverin

Partia Demokratike ka zgjedhur Qytetin Studenti, andej nga nisi protesta studentore 24 vjet më parë për të përkujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Me praninë e personaliteteve më të lartë të PD, përfshi edhe ish-kreun dhe liderin historik të saj, Sali Berisha, por binte në sy mungesa e shumë ish-dhjetoristëve, përfshi edhe deputeten demokrate Mesila Doda. PD organizoi një forum të hapur me titull ‘Drejt Lirisë’ i cili u parapri nga fjala e kreut demokrat Lulzim Basha.

timthumbKryedemokrati u shpreh se studentët e Dhjetorit meritojnë respektin dhe nderimin e përjetshëm të të gjithë brezave për atë që bënë 24 vjet më parë duke nisur nga Qyteti Studenti, i cili sipas tij u bë qyteti i parë i demokracisë, por mbetet një vend i shenjtë, Meka dhe Jerusalemi i Shqipërisë.

“24 vite më parë këtu filloi lëvizja më e fuqishme për liri dhe të drejta. Studentët e Universitetit të Tiranës hapën një epokë të re për Shqipërinë.

Me këngën ‘Kushtrim lirie se mjaft në robëri’, studentet dolën nga këto godina për të dhënë gjithçka për liri dhe ia dolën. Marshimi i tyre gjunjëzoi regjimin e së keqes. Bota kuptoi vokacionin perëndimor të Shqipërisë. Vijmë këtu dhe do vijmë për të kujtuar lëvizjen e dhjetorit 1990. Këtu janë rrënjët tona të lirisë.

Kreu i PD nuk harroi të lëshonte akuza ndaj qeverisë aktuale, Rama-Meta të cilët sipas tij me përqendrimin e pushteti në një dorë po vrasin dhe mbysin lirinë e shqiptarëve për të pasur një jetë më të mirë. Sipas Bashës, kjo dyshe po rehabiliton figurën e diktatorit, duke provokuar shqiptarët që vuajtën gjysmë shekulli nga diktatura më e egër në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.