Politika

Basha: Rama e Tahiri do bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë ato që di

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ditën e sotme, e ka cilësuar arrestimin e më tej gjykimin e Emiljano Shullazit si një pikë kthese në vigjilje të reformës në drejtësi si një pikë kthese për shqiptarët se lidhjet e krimit me pushtetin nuk do të jenë më.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë sot në këmbë dhe do bëjnë gjithçka që Shullazi të mos flasë e të mos tregojë ato që di nga lidhja me pushtetarët.

Këto janë fakte të denoncuara dhe më parë nga opozita, sipas Bashës, por tashmë shqiptarët kanë mundësi të shohin dhe dëgjojnë vetë se si Shullazi dhe të tjerë kriminelë si ai, me mbështetje qeveritare është pasuruar këto 2 vite të PS në pushtet duke kërcënuar me pistoletë në kokë biznesmenët.

“Pushteti nuk ja ka dalë dot të mbrojë më lidhjet e tij kriminale. Shqiptarët po mësojnë disa të vërteta se Shullazi me mbështetje qeveritare është pasuruar këto dy vite është pasuruar, duke kërcënuar me pistoletë në kokë biznesmenët, duke përfituar shuma marramendëse, duke i vënë pronarët e bizneseve para zgjedhjes; o vërë firmën për përvetësimin e pronës, o jetën, – tha Basha. – Shqiptarët po mësojnë se si Rama dhe Tahiri kanë bërë atë që ka kërkuar dhe kërkon Shullazi dhe banda e tij dhe në këmbim Shullazi bën atë që i kërkon Rama dhe Tahiri. Këto janë gjëra që PD i ka denoncuar me forcë, por sot qytetarët e shohin vetë përmes një procesi gjyqësor të nisur ndaj Shullazit. Kjo pikë kthese në vigjilje të reformës do të jetë për shqiptarët shpresë se lidhjet e krimit me pushtetin nuk do të jenë më.  Rasti i Shullazit nuk është as fundi as fillimi, rasti i vëllait të krybashkiakut të Fushë-Arrësit pas ndërhyrjes së Pjerin Ndreu”.

“Rama dhe Tahiri janë sot në këmbë, do bëjnë gjithçka që Shullazi të mos flasë, të mos tregojë ato që di. Janë në këmbë për të ndalur dhe sabotuar këtë hetim, kjo është tronditëse, por e vërtetë

Tahiri duhet të largohet një orë e më parë. Kërcënimet ndaj gazetarëve dhe opozitës vazhdojnë sepse mbrojtësi i tyre numër 1 është ende ministër i Brendshëm”, shtoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button