Basha: Rama kërcënon me burg gazetarët që nxjerrin në dritë korrupsionin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se me projektligjin për shpifjen, kryeministri Edi Rama “po kërcënon me burg” gazetarët që “kanë kurajon të nxjerrin në dritë skandalet”.
“Burracaku Rama kërcënon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin t’i shantazhojë apo blejë e që kanë kurajon të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen dhe ortakërinë e tij me krimin. E di dhe vetë ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajdutërisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllë gojën as opozitës, as medias së lirë dhe as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari”, shkruan Basha në rrjetin social.