☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha-Ramës: Ti refuzon të takosh njerëzit, ke humbur kontaktet me popullin

Preokupimi i tij është që si gjithmonë ta hedhë fajin diku tjetër. Tani fajin për dhjetra mijëra familje pa ndihmë ekonomike, pa bukën e gojës dhe asnjë shpjegim pse janë hequr nga ndihma ekonomike e ka përsëri opozita. Fajin nuk e ka ky që i hoqi nga ndihma ekonomike, po e ka opozita. Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe psikologjike. Vendi ndodhet në krizë të thellë morale. Është e vërtetë që reforma nisi nga qeverisja jonë, po një nga kriteret kryesore të kësaj reforme ishte transparenca e sistemit të pikëzimit, që do i tregonte qartësisht shqiptarëve se cilat janë kriteret, mbi bazën që vendosen nëse një familje e përfiton apo jo. Është pikërisht mbajtja sekret e Edi Ramës që e ka çuar në një masakër sociale. Kam parë nga afër çfarë ti rrefuzon ta bësh, refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen që në mëngjes me qepë e lakra turshi, se kjo të nxjerr bllof, të prish atë pak stabilitet të ka mbetur dhe që ke humbur çdo kontakt me popullin tënd. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për të përdorur të varfërit si mish për top, me qëllim t’i blesh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo është skema politike që t’i po përdor sot”, tha Basha.

Ai foli dhe për raportin e Bankës Botërore, bashkëautore dhe mbështetëse e kësaj reforme. “Vetëm një javë më parë deklaroi se 70% e familjeve më të varfra në Shqipëri janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. Të ra ndonjë zile? Ndjeve ndonjë përgjegjësi? Apo ishe i zënë duke urdhëruar sejmenët e tu dhe të shkonin te familjet që isha unë, për ti nxjerrë para kamerave për t’i gjetur një vend pune”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.