Politika

Basha: Reforma në arsimin e lartë, goditje fatale universiteteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka drejtuar paraditen e së hënës tryezën për arsimin e lartë, duke shprehur kritika të thella ndaj reformës së qeverisë.

Në fjalën e tij, Basha fillimisht ka vlerësuar se, “procesi për reformën në arsimin e lartë nisi me transparencë, por shumë shpejt u kthye në një labirinth”.

“Ky ligj i jep një goditje fatale aspiratave për arsimim. Sipas kësaj skeme, universitetet publike barazohen me ato private”, ka deklaruar Basha.

Ai ka nënvizuar se, shqiptarët sot kërkojnë që arsimi i lartë të jetë i përballueshëm, ndërkohë që qindra të rinj kanë braktisur sipas tij studimet sepse nuk përballojnë dot tarifat.

“Synimi ynë është që arsimi i lartë të jetë i aksesueshëm nga sa më shumë të rinj”, ka deklaruar Basha.

“Kjo reformë do të ketë një impakt negativ tek qindra e mijëra familje shqiptare dhe tek brezat e rinj. Të luftojmë që të rrisim cilësinë në arsimin e lartë”, ka shtuar kreu i PD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button