Politika

Basha: Rritja e taksave është Kriza Rama!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se normal totale e taksave është rritur me 5.2% vitin e fundit, ku u dyfishua taksa mbi pronën dhe u rrit tatimi mbi sipërmarrjen.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se raporti “Paying Taxes 2016”, i Bankës Botërore vërtetëon më së miri përkeqësimin e mëtejshëm prej taksave të Ramës, që tani ai e quan kriza Rama.

“Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit “Paying Taxes 2016” të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet në vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë (renditeshim në vendin e 131). Raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2% gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50% dhe njëkohësisht u dyfishua taksa mbi pronën. Taksa të larta, çmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurisë: kjo është Kriza Rama”, shkruan Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button