Politika

Basha takon aleatët, institucionalizohet tryeza opozitare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat të mbajtur këtë të hënë ka njoftuar “institucionalizimin e tryezës opozitare”.

“Morëm vendimin për institucionalizimin e tryezës opozitare”, ka thënë Basha pas takimit me aleatët, duke saktësuar edhe prioritetet e kësaj tryeze.

“Prioritet do të jetë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, ka thënë mes të tjerash Basha.

Ai ka nënvizuar se, individët me rekorde kriminale të pajisur me mandat deputeti përbëjnë rrezik për qytetarët dhe për këtë ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama.

“Por politika e inkriminuar ka sot përballë një opozitë të bashkuar”, është shprehur më tej Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button