Basha takon Hahn: Qeveria teknike, zgjidhja e vetme e krizës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, u takua edhe me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn.
Zyra e shtypit e selisë blu njofton se “Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama”.
Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut